Flash News

KRYESORE

Flasin familjarët e Admir Bokrinës: Festoi përvjetorin e martesës tri ditë para tragjedisë, u identifikua nga tatuazhi në trup

Familjarët e Admir Bokrinës, 32-vjeçarit që humbi jetën bashkë me shokun e tij Marjos Djerra kanë dhënë detaje të reja sa i takon jetës së të afërmit të tyre të ndjerë.

Ndërsa flasin për mediat lokale, ata thonë se Admiri jetonte prej 20 vitesh në Itali. Madje, tragjedia thellohet edhe më shumë për familjarët pasi tri ditë më parë ai kishte festuar me bashkëshorten 3-vjetorin e martesës.

Ai është një nga dy shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e një dite më parë në Genova të Italisë, prej shembjes së urës ‘Morandi’.

Po ashtu, familjarët kanë treguar se trupi i tij nuk ishte i lehtë për tu identifikuar, por është njohur nga familjarët e tij në Itali vetëm nga tatuazhi që kishte në trup.

Të fundit