Flash News

KRYESORE

Flasin përfaqësuesit e opozitës: Protesta pa fjalime dhe flamuj; synohet ndryshimi i sistemit

Flasin përfaqësuesit e opozitës: Protesta pa fjalime dhe flamuj;

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se protesta e 16 shkurtit do të jetë ndryshe, pa dhënë më shumë detaje. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë zbuluar se nuk do kërkohet vetëm largimi i Ramës por edhe ndryshimi i sistemit.

'Nuk do të kërkohet vetëm një ndryshim i qeverisë por dhe ndryshim i sistemit. Presioni nga baza dhe qytetarët në takimet e rretheve është një shenjë e mirë dhe PD duhet ta kuptojë këtë. PD do të bëjë formën e organizimit në bazë të asaj që kërkojnë qytetarët. Ajo do të jetë në krye të protestës së qytetarëve. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi si drejtues të opozitës dinë dhe si do të bëhet organizimi', sqaroi Salianji në emisionin '5 pyetje nga Babaramo'.

"Sot të gjithë shikojnë mundësi të vetme largimin nga Shqipëria. Prandaj 16 shkurti do të jetë një datë ku të gjithë do të mblidhen për të protestuar për hallin e tij. Prandaj në 16 shkurt ju do të jeni me gjithë familjet. Fjalime nuk do të ketë sepse njerëzit nuk kanë nevojë për fjalë, por kanë nevojë për reagim. Ndryshimi nuk është për të hequr një kryeministër dhe për të vënë një tjetër. Protesta e 16 shkurti nuk është një protestë politike dhe nuk do ketë flamuj të partive, se nuk është e partive është një protestë e të gjithëve”, u shpreh Kryemadhi në një takim me mbështetësit LSI-së në Njësinë Administrative nr. 8.

Opozita kërkon krijimin e një qeveria kalimtare, pa Ramën kryeministër, që do të drejtojë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të përgjitshme të parakohshme.

Të fundit