Flash News

KRYESORE

Flasin studimet, orari i fjetjes thelbësor në rritjen e fëmijëve inteligjentë

Flasin studimet, orari i fjetjes thelbësor në rritjen e

Fëmijët kanë rezerva energjike të pashterueshme, ndaj tentativa për t’i vënë në gjumë më herët, zakonisht është e pamundur. Por nëse ju duket se dy orë gjumë të humbura nuk janë ndonjë problem i madh e keni gabim.

Studime të shumta kanë dëshmuar ndër vite se zhvillimi konjiktiv, emocional dhe fizik i fëmijëve ndikohet së tepërmi nga fjetja herët. Sipas studimeve të reja orari më i mirë që fëmijët të flenë gjumë është ndërmjet orës 18:00 dhe 21:00. Një orë e vetme shtesë gjumi është jashtëzakonisht e vlefshme. Një studim i vitit 2012 tregoi se fëmijët e moshave 7-11 vjeç që 5 ditët e javës shkonin për të fjetur një orë më herët, ishin më të përqenduar dhe më pak të irrituar në shkollë.

Sipas “Cosmopolitan” efektet rezultuan dhe më të mëdha tek fëmijët në moshë më të vogël. Sipas një studimi të ri, fëmijët 18- muajsh treguan aftësi më të mira motorike, sociale dhe gjuhësore kur fjetën para orës 22:00.

 

 

Të fundit