Flash News

KRYESORE

“Fle vetëm 1 orë e 45 minuta”, Kryemadhi tregon si e kalon tani kohën kryeministri Rama

“Fle vetëm 1 orë e 45 minuta”, Kryemadhi tregon si e kalon

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaron se kryeministri Edi Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë. Ajo tha se është një mik i përbashkët ai që e ka pohuar një gjë të tillë. Sipas saj, pjesën tjetër të kohës kreu i qeverisë e kalon duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp si dhe në rrjetet sociale.

"Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë dhe pjesën tjetër rri në rrjetet sociale. Edhe sikur 15 minuta të flejë më pak, na e ka thënë një mik, ai nuk do jetë i përgjegjshëm në vendimmarrjen e tij", tha Kryemadhi. “Edhe tani po të futesh ta shohësh në WhatsApp është online. Flet me të gjithë”, është shprehur Kryemadhi në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo.

Ndryshimet e fundit në qeveri, Kryemadhi i cilësoi si shkak i denoncimeve të opozitës, të cilat vunë në presion Ramën. Nuk kemi shtyrë asnjë protestë. Kemi thënë që kemi një axhendë të ngjeshur me denoncime dhe protesta. Por asnjëherë nuk kemi thënë se cila është axhenda. Në mandatin e dytë qeverisës, brenda 12 apo 13 muajsh ndryshon 90% e saj, vetëm kryeministri nuk ndryshon. Kjo ka ardhur si rezultat i axhendës së ngjeshur të opozitës në bashkëpunim me grupet e interesit, shoqërinë civile që kanë qenë pjesë e kësaj axhende për të denoncuar korrupsionin e qeverisë", përfundoi Kryemadhi.

Të fundit