Flash News

KRYESORE

Fleckenstein flet për një koalicion të mundshëm mes PD dhe PS pas zgjedhjeve

Fleckenstein flet për një  koalicion të mundshëm mes PD dhe

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, ka vlerësuar pozitivisht arritjen e marrëveshjes politike në  Shqipëri, mes PD-së dhe PS-së. Në një intervistë për ABC news, Fleckenstein përshëndet fillimin e punës së komisionit ad­hoc për Vetingun dhe shpreh gatishmërinë për të nxitur hapjen e negociatave të anëtarësimit pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Nëse kryeministri dhe lideri i opozitës gjetën dakortësi për mënyrën se si të zhvillojnë zgjedhjet e përgjithshme dhe për të gjitha elementet e nevojshme që paraprijnë zgjedhjet, ai shprehet se nuk ka shumë rëndësi se kush nga palët lëshoi më shumë apo më pak nga çfarë pritej.

“Jam i kënaqur që një nga prioritetet e kryeministrit ishte zbatimi i Vetingut dhe kjo ka filluar. Nuk ka dyshim që pas zgjedhjeve, puna për Vettingun do vazhdojë. Kjo ishte dhe është parakusht për hapjen e negociatave të anëtraësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ne do të nxisim që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur “-ka thënë ai.

Për sa i përket një koalicioni të mundshëm mes PS-së dhe PD-së ai tha se, nëse nuk do ketë asnjë alternativë tjetër për koalicion, atëherë një koalicion i tillë i madh, qoftë dhe teorikisht, mund të formohet.

Të fundit