Flash News

KRYESORE

Fleckenstein konfirmon se nuk ka negociata këtë vit me Shqipërinë: Ndoshta vitin tjetër...

Fleckenstein konfirmon se nuk ka negociata këtë vit me

Raportuesi në Parlamentin Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka konfirmuar se negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk do të hapen këtë vit. Gjithsesi, ai theksoi se Parlamenti do t’i kërkojë Këshillit dhe Komisionit Evropian që negociatat të hapen në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

“Përgjegjës për vendimin e hapjes së negociatave është Këshilli (i BE-së) dhe jo Parlamenti (i BE-së), por nëse vazhdoni siç e keni nisur punën mbi reformat, Parlamenti do të shtyjë me siguri Këshillin dhe Komisionin të hapë negociatat me Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Vendimi duhet të merret në mars dhe më pas në qershor mund të hapen (negociatat). Ne duhet të jemi të qartë se ky vend ka bërë shumë dhe e meriton të hapen negociatat”, deklaroi Fleckenstein në konferencën e zhvilluar në Tiranë.

Raportuesi i PE-së tha se palët politike në Shqipëri kanë qëndrime të përafërta sa i përket reformës zgjedhore.

Të fundit