Flash News

KRYESORE

Flet aktivistja që u dhunua nga policia: Kam një djegie të brendshme, ishalla nuk është hemorragji

Flet aktivistja që u dhunua nga policia: Kam një djegie të

Aktivistja Ina Kurti është gruaja që u tërhoq dje zvarrë nga policia në protestën në sheshin “Skënderbej” dhe ka reaguar duke thënë se nuk ka marrë mjekimin dhe as trajtimin e duhur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Përmes një video të postuar në Facebook, Kurti është shprehur duke thënë se mjekët nuk i fashuan dot dorën e dëmtuar për shkak të mungesës së mjeteve, ndërsa shtoi se ka shumë dhimbje koke dhe shpreson që djegia që ndjen mos jetë një hemorragji.

“Të dashur miq, shokë ,familjarë dhe bashkatdhetar. Ju faleminderit shumë për mesazhet. Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak ku më bënë vizitën, po s’më kanë matur as temperaturën, kam një djegie të brendshme, ishalla nuk është hemorragji. Kam një dhimbje koke shumë të madhe. Doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet për të më fashuar dorën e dëmtuar dhe më dhanë receta, pomada. Ishalla me kaq. Këtu mbaroi. Ju faleminderit shumë. Kam një shoqe që më ka ndihmuar t’u kthej përgjigje se mua nuk më shohin as sytë nga dhimbja e kokës. Mos u shqetësoni, faleminderit, ” -u shpreh Ina Kurti.

Të fundit