Flash News

KRYESORE

Flet aktivistja shqiptare nga Italia: Bergamo po humb një gjeneratë të tërë, ka raste që kufomat rrinë në shtëpi për ditë me radhë

Flet aktivistja shqiptare nga Italia: Bergamo po humb një gjeneratë

Në një lidhje me emisionin e mëngjesit në ABC News, aktivistja shqiptare Sonila Alushi ka treguar për situatën e koronavirusit në Itali. Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve, rrëfeu se e gjithë familja e saj u infektua dhe prej ditësh janë të izoluar, pa e parë njëri-tjetrin.

Silva tregon se bën më shumë se 10 telefonata ngushëllimi në ditë, pasi njerëzit që po vdesin janë të panumërt.

“Sipas këshillave që morëm me mjekun e familjes, mesa duket ishte koronavirus. Të gjithë u izoluam edhe pse nuk e kishim sigurinë. Kemi 28 ditë që nuk shihemi me vjehrrin pasi është izoluar sepse rreziku i tij është më i madh, për shkak të problemeve të tjera shëndetësore. Sëmundjen e kemi përjetuar në mënyra të ndryshme. Nuk u kurova me mjekime. Mora informacion nga mjeku. Në këtë moment që flasim jam në ditën e 20. Në rastin tim kam pasur dhimbje koke, temperaturë, rëndesën në kraharor e ndjeja, por në krahasim me të tjerët e mora vetën shumë shpejt. Në këtë moment Bergamo po humb një gjeneratë të tërë, flasim për moshën rreth 70 vjeç. Kam bërë mbi 10 telefonata për ngushëllime. Humbjet janë të përditshme, janë më shumë se numrat shqiptarë. Në disa raste ka vdekje në shtëpi dhe këto kufoma qëndrojnë në shtëpi edhe për ditë me radhë. Na thonë që në këtë provincë po vdesin më shumë njerëz. Koronavirusi por vret më shumë. Para tre ditësh fqinja na tha që kishte humbur bashkëshortin dhe ne e morëm vesh nga ballkoni. Është vërtet e pabesueshme.”

 

Të fundit