Flash News

KRYESORE

Flet aktori Gent Zenelaj: Di raste ngacmimesh seksuale të artistëve shqiptarë

Aktori i humorit dhe drejtuesi i emisionit Stop, Gentian Zenelaj, ka qenë i ftuar dje në programin “Chaud Patate” në NRG radio, ku diskutua për temën që bëri bujë në kinematografinë botërore, atë të ngacmimeve seksuale.

I pyetur nëse ka patur ngacmime seksuale te artistëve në Shqipëri Genti u përgjigj, “sigurisjt që po”.

“Sigurisht që po, por unë nuk mund ta bëj publik sepse vetë personi ka zgjedhur të mos e bëjë publik rastin. Ndodh që ne të gjithë po luftojmë për korrupsionin apo raste të tilla me emisionet që bëjmë, por duhet të bashkëpunosh dhe ti me mua. Duhet të bashkohen të gjithë shqiptarët”, u shpreh Genti.

Lidhur me rrëfimet e aktoreve për ngacmimet seksuale pas disa vitesh, Genti u shpreh skeptik duke mos toleruar vonesën e denoncimeve për këtë fenomen.

“Bota jonë ka shumë ngjarje të tilla. Të gjithë ne e kemi dëgjuar. Ne artistët që jemi brenda botës tonë e dëgjojmë akoma më shumë. E vetmja gjë që unë nuk toleroj është se pse këto kanë folur pas 10 vjetëve! Pra dhe këto raste që shpërthyen në Amerikë nuk mund të pretendojnë që i ka ndodhur në vitin 2001 dhe kujtohen pikërisht në 2018-ën dhe do gjejnë zgjidhje. Kjo do të thotë që ti ke bërë një kompromis me veten tënde, por njerzit nuk duhet të bëjnë kompromise të tilla dhe nuk duhet ta mbyllin gojën.”,- u shpreh më tej Genti.

 

Të fundit