Flash News

KRYESORE

Flet aktorja: Muaji i mjaltit ishte si një ëndërr e keqe. U përpoq të mbulohej kur Obama u afrua

Aktorja Margot Robbie dhe partneri i saj Tom Ackerly janë martuar gjatë muajit dhjetor. Pastaj ata kaluan muajin e mjaltit në Tahiti, ku patën dhe një eksperiencë jo të këndshme. 

Një pasdite në Tahiti, Robbie dhe Ackerly kishin vendosur të shkonin në palestër, por bashkëshorti i saj nuk ka pasur veshjen e duhur, kështu që ka zgjedhur një palë pantallona të shkurtra. Robbie ka treguar në “Ellen Tv Show”, se teksa ai kishte hipur në biçikletë nga pantallonat e shkurtra i dukej çdo gjë.

Kjo situatë ka qenë fillimisht komike dhe çifti e ka marrë me sportivitet, por është kthyer në një situatë të sikletshme teksa ata janë përballur me ish-Presidentin Barack Obama.

“Ackerly po përpiqej të mbulohej, ndërkohë që Obama po afrohej”- ka thënë Margot duke qeshur. E më pas kjo batutë është pasuar nga Ellen DeGeneres e cila ka thënë: “Obama, De Rossi dhe DeGeneres në palestër, ndërsa burri yt përpiqet që të mos i bllokojë ata me pamjen nga pantallonat e shkurtra, kjo duket si një ëndërr e keqe".

 

Të fundit