Flash News

KRYESORE

Flet avokati i Arben Frrokut: Në Shqipëri i rrezikohej jeta nga familjarët e kryekomisar Lamajt

Flet avokati i Arben Frrokut: Në Shqipëri i rrezikohej jeta nga

Tonin Prendi, avokati shqiptar i Arben Frrokut insiston se vendimi i Gjykatës së Lartë për burgim të përjetshëm për klientin e tij ishte i pabesueshëm Kjo eshte arsyeja sipas tij, qe u refuzua ekstradimi nga Hollanda ne Shqiperi. “Gjykata holandeze nuk e ka vlerësuar të besuar, vendimin e gjykatës shqiptare, pasi provat nuk janë konsideruar të besueshme”, mendon Prendi.

Një tjetër argument që përdor avokati është se Frrokut mund t’i rrezikohej jeta edhe nga familjarët e të kryekomisarit të vrarë ne vitin 2013, Dritan Lamaj. “Për më tepër gjykata ka marrë në konsideratë faktin që atij nuk i sigurohet jeta në Shqipëri, pasi këtu konsiderohet fajtor. Përderisa është dënuar me burg përjetë në Shqipëri, edhe familjarët e të ndjerit e konsiderojnë përgjegjës për ngjarjen, edhe pse ai e ka mohuar përfshirjen e tij në të”.

Gjykata e Hages vendosi qe Frroku te mos ekstradohej ne Shqiperi pasi i rrezikohej jeta. Ish-kandidati per deputet do te kete mundesi te jetoje i lire ne Hollande, pa te drejte kthimi ne Shqiperi.

Të fundit