Flash News

KRYESORE

Flet avokati i Moisi Habilajt: U morr në pyetje nga prokurorët shqiptarë, u përfshi në procesin gjyqësor italian  

Flet avokati i Moisi Habilajt: U morr në pyetje nga prokurorët

Ditën e djeshme, në Katania u mbajt gjyqi ndaj Moisi Habilajt dhe anëtarëve të tjerë të grupit. Në këtë seancë, Moisi Habilaj prapo akuzat ndërsa kërkoi gjykim të shkurtuar.

Për këtë vendim, gjykata do të shprehet në datën 26 shtator ku do të mbahet seanca gjyqësore.

Në seancat e mëvonshme do të zhvillohen diskutimet e palës mbrojtëse të të gjithë të dënuarve. Për këtë çështje ka folur për Ora News, avokati italian i Moisi Habilaj,Maria Caterina Caltabiano:

“Është e vërtetë që z. Habilaj është marrë në pyetje nga prokurorët shqiptarë më datë 30 maj për hetime që varen (kanë të bëjnë) në Shqipëri, por e vërtetë është që kjo marrje në pyetje për vullnetin tim si avokat u bë pjesë e procesit gjyqësor italian.

Nuk mund të zbuloj përmbajtjen e marrjes në pyetje pasi është një akt hetimor i mbuluar ende nga sekreti i hetimit.

Sa i takon linjës mbrojtëse ndaj klientit tim, nuk mund t'ju them asgjë paraprakisht pasi gjithçka do varet nga rindërtimi i fakteve nga Prokurori Publik”, shprehet avokati.

Të fundit