Flash News

KRYESORE

Flet Basha dhe Kryemadhi pas takimit: Mos besoni “Fake News” për protestën, është frikë e Edi Ramës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë dhënë një deklaratë për median pas takimit me aleatët. Basha u bëri dhe njëherë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestë për të ngritur zërin e tyre ndaj padrejtësive.

"Shumica  e shqiptarëve të ndershëm nuk e pranojnë më realitetin e banditëve në Shqipëri. Ejani të gjithë, mos rrini në shtëpi duke mallkuar, mos rrini gojëkyçur. Dita e nesërme është dita e shpalljes së bashkimit më të madh, është dita për shpalljen e shumicës. Përmes një qeverie antimafja t’i japim shqiptarevë një shëndetësi, ekonomi të çliruar nga krimi”, u shpreh Basha.

E pyetur nga gazetarët nëse do të ketë dhunë me 27 janar, Kryemadhi u shpreh, “Kjo është frika e Edi Ramës. Do të protestojmë kundër dhunës të Ramës, kundër gjobave të kriminelëve që u vendosin biznesmenëve”.

Ndërsa Basha shtoi, “Edhe njëherë për 27 janarin, do jemi në protestë me familjarët. Çdo 'fake news' që shpërndahet për ndonjë skenar proteste shpreh frikën e pushtetit të korruptuar të Edi Ramës”.

Të fundit