Flash News

KRYESORE

Flet Baton Haxhiu: ‘Menuja’ e darkës mes Ramës, Thaçit dhe Haradinajt

Flet Baton Haxhiu: ‘Menuja’ e darkës mes Ramës,

Gazetari Baton Haxhiu ka dhënë detaje rreth darkës mes kryeministrit Rama dhe liderave politik të Kosovës në shtëpinë e re të Hashtim Thaçit ne Prishtine. Sipas tij, Rama ndihmoi 'thyerjen e akujve' mes presidentit Thaçi dhe Haradinajt, që kanë pasur përplasje për çështjen e kufijve.

“Një akull i shkrirë mes kryeministrit dhe presidentit; një mendjehapje e kryeministrit shqiptar për renditjen e problemeve, një fjalim shumë direkt i zotit Veseli e sidomos duke sqaruar marrëdhëniet e kryeministrit dhe presidentit dhe natyrisht një miqësi. Mund të themi me pak fjalë si dukej. Më shumë një marrëdhënie për të ndërtuar një mirësi mes liderave në Kosovë. Rama po tregon aftësinë e momentit për t’i lënë përplasjet publike shumë herë të panevojshme, për të bashkrenduar çfarë do ndodhë në muajt e ardhshëm”, deklaroi ai në ‘Opinion’.

Pjesë e darkës ishte edhe  kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, dhe deputeti Fatmir Limaj.

Të fundit