Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Flet Bujar Sheshi: Në komunizëm punoja si hetues; asnjë lidhje me ish-sigurimin e shtetit
Bujar Sheshi, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka komentuar akuzat që janë ngritur ndaj tij, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.
Sheshi hodhi dyshime për mënyrën se si u veprua, ndersa akuzoi segmente të caktuara të politikës që kanë influencë, duke mos përmendur konkretisht se kush janë këto segmente. Ai thotë se sulmi vjen në një kohë kur KLP-ja.
Pyetur për reformën në drejtësi, ai thekson se në pjesën e prokurorisë, ajo ia ka arritur qëllimit duke e shkeputur nga ndikimi i politikës.
Intervista e plotë:
Hila: A keni qenë agjent i Sigurimit të Shtetit në gjimnaz?
Sheshi: Bëtë mirë që e filluat me këtë pyetje. E vërteta është se unë nuk kam qenë kurrë në asnjë rast bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Këtë të vërtetë kam deklaruar që në momentin e parë. E kam deklaruar edhe para Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kam nënshkruar edhe një deklaratë me rastin e kandidimit si anëtar i Këshillit, që unë nuk kam qenë ndonjëherë në shërbim të organeve të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor i fshehtë.
Hila: Ka një akuzë të dytë për ju që thotë se keni punuar si oficer i sigurimit. Niset edhe nga fakti që ju keni mbaruar shkollën e lartë të sigurimit. Mbasi mbaruat shkollën e lartë punuat si operativ sigurimit apo vajtët në drejtim tjetër.
Sheshi: Unë kam mbaruar shkollën e lartë të Ministrisë së Brendshme, profil sigurim dhe e kam përfunduar atje më 12 korrik 1979 kam marrë emërimin si hetues pranë degës së punëve të brendshme. Që ditën e diplomimit janë emëruar hetues dhe nuk kam punuar asnjë ditë në Sigurimin e Shtetit shqiptar.
Sigurimi i Shtetit ishte drejtimi kryesor që merrnin kuadrot që dilnin nga Shkolla e Lartë e Ministrisë së Brendshme dhe një pjesë me sa mbaj mend unë, kaluan në hetuesi. Atëherë, hetuesia sipas ligjit 1974, ishte e unifikuar dhe ishte në varësi administrative të Ministrisë së Brendshme. Ishte drejtori më vete siç ishte drejtoria e sigurimit, drejtoria e kufirit, dhe drejtoria e hetuesisë më vete. Në vitin '83, me ligj është bërë shkëputja e Hetuesisë nga Ministria e Brendshme dhe krijimi i saj si Hetuesi e Përgjithshme njëlloj si Gjykata e Lartë dhe Prokuroria. Pra, ishte organ kushtetues.
Hila: Gjatë periudhës që keni punuar në Hetuesi, keni pasur akuza për shkelje ligji, tejkalim të masës së të drejtës, akte dhune...
Shoshi: Kam punuar rreth 5 vjet kur ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme dhe vitet e tjera deri në 91, në Hetuesi si organ më vete nuk kam pasur asnjë lloj akuze, asnjë lloj ankese në lidhje me punën time si hetues. Mund t'ju them që periudha e ndryshimit të sistemit, përveç ndryshimeve të mëdhaja që solli dhe problemet që ndodhën nuk pati asnjë rast ku ndonjë person që kisha hetuar dhe dërguar në gjyq të më ketë akuzuar, të më ketë dalë para. Puna ime ka qenë në përputhje me ligjin. Nuk kam pasur asnjë reagim negativ.
Hila: Qeveria e re demokratike që erdhi, çfarë qëndrimi mbajti ndaj jush?
Sheshi: Mund të them që mbajti qëndrim ligjor, institucional. Vazhdova të punoj në hetuesi deri në vitin 1992, kur Hetuesia u shkri dhe i kaloi Prokurorisë së Përgjithshme. Që nga ai vit, unë kam punuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme deri në vitin '94-n kur dhashë dorëheqjen vullnetarisht dhe me këmbëngulje. Ne vareshim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe unë bëra kërkesa të përsëritura për t'u shkëputur derisa KLD miratoi kërkesën. Nga viti 1994 deri në mesin e '97-n kam punuar avokat dhe që nga ajo periudhë e deri më tani kam punuar në prokurori.
Hila: Ju thoni që nuk keni qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit dhe aq më pak i rekrutuar prej tij. A ekziston mundësia që një dosje të falsifikohet? Një dosje agjenti.
Sheshi: Nuk e di a mund të falsifikohet një dosje e gjitha, por besoj se në rast se është e tillë është kollaj të zbulohet. Të falsifikosh një dosje të një agjenti të rekrutuar, do të thotë të falsifikosh deklaratën personale që ka firmosur për bashkëpunimin.
Hila: Kjo dosja për të cilën akuzoheni ju ka një deklaratë personale që pranon bashkëpunimin?
Sheshi: Në njoftimin e Autoritetit të Dosjeve nuk ka një deklaratë personale. Nuk kanë as dosje.
Hila: Dmth agjenti "Venusi" të ketë bërë deklarime, spiunime?
Sheshi: Autoriteti i Dosjeve në vendimin e tij thotë se bashkëpunëtori "Venusi" nuk ka raporte në drejtim të personave të tjerë.
Hila: Dmth Bujar Rasim Shesha, që i bie të jetë rekrutuar sepse për këtë bëhet fjalë nuk ka dhënë ndonjë personal për person të tretë.
Sheshi: Me atë që shprehet Autoriteti i Dosjeve nuk ka të dhëna për atë person dhe ka edhe një periudhë të shkurtër rekrutimi. 7 muaj është rekrutuar dhe më pas është skarcuar. Nuk e di çka ndodhur me të. Ajo që unë po ju them është që çfarë do që të ketë ndodhur nuk ka lidhje me personin tim. Bujar Sheshi jam unë. E them me përgjegjësi ligjore që unë nuk kam qenë i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit si bashkëpunëtor i fshehtë. Unë them që kam mbaruar shkollën e lartë në profilin sigurim pranë Ministrisë së Brendshme. Kam punuar edhe hetues dhe vazhdoj të punoj si prokuror.
Hila: Ligji nuk bën fjalë si hetues, por si bashkëpunëtor.
Sheshi: Ligji, në pozicionin që jam unë sot, se deri sot nuk ka pasur ndalesë, ligji thotë se nuk duhet të jesh bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit ose anëtar i Sigurimit të Shtetit. Oficer i sigurimit. Nuk bëhet fjalë për hetues. Fakti që ligji ka pengesë, unë kam nënshkruar edhe një deklaratë që thotë se nuk kam qenë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Unë jam i përgjegjshëm për atë që bëj. Nuk kisha pse të fusja veten në siklete si anëtar i KLP-së, për të cilën unë nuk përfitoj asgjë. Edhe paga dhe çdo gjë tjetër është njëlloj si ajo që kam pasur.
Hila: Bëhet fjalë për dy persona, Bujar Rasim Shesha, janar 57 ditëlindja, dhe Bujar Ramiz Sheshi, 15 dhjetor 57. Ju jeni i dyti.
Sheshi: Po!
Hila: Ndërkohë që Autoriteti i Dosjeve pretendon se i pari është agjent, por ky ka lidhje me ju. Juve keni ndjekur një procedurë ligjore ndaj Autoritetit të Dosjeve. Keni bërë një padi. Çfarë nënkupton kjo?
Sheshi: Sipas mendimit tim, kjo është në kapërcim të ligjit. Autoriteti i Dosjeve disponon dhe administron dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe ka për detyrë si çdo akriv dhe thotë se ka apo jo dokumente për këtë person. I janë kërkuar dokumente për Bujar Ramiz Sheshin, i datëlindjes 15 dhjetor 1957. Ka bërë interpretimin që jam unë. Kjo është pjesë të asaj që unë e kam konsideruar si në shkelje të ligjit dhe jashtë kompetencave dhe është një nga pikat ku mbështetet denoncimi im pranë Prokurorisë Tiranë. Unë kam bërë edhe një kërkesë pranë Autoritetit të Dosjeve për të korrigjuar këto dokumente. Po pres përgjigjen.
Hila: A mendoni se është një sulm politik? Ju e keni cilësuar në deklaratën tuaj që ka një lloj prapavije politike ky sulm.
Sheshi: E kam thënë. Kam pasur çështje ku janë përfshirë personazh politikë. Nuk e kam bërë për të mbrojtur veten politikisht. Arsyeja është në mënyrën se si është vepruar në rastin konkret. Duke përfshirë një institucion shtetëror që është detyruar të marrë një vendim në kundërshtim me ligjin. Mënyra se si u vepruar duke u publikuar dokumenti nëpër portale pothuajse anonimë pa u vënë në dijeni unë, institucioni i KLP-së ku unë jam pjesë, por edhe rrethana të tjera. Patjetër, jo vetëm mua, por çdo njeri do ta mendonte që këtu janë përfshirë segmente të caktuara të politikës që kanë influencë dhe patjetër kanë ndikim.
Hila: Edhe mbi Autoritetin e Dosjeve?
Sheshi: Ndryshe, çdo ta shtynte Autoritetin të merrte një vendim, i cili sikurse kam shprehur në denoncim, është në të gjitha pikat në kundërshtim me ligjin.
Unë për t'i qëndruar pyetjes, mendoj se ai sulm synon goditjen e emrit tim dhe synon të vërë në presion Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe vjen në momentin pas 1 muaj e gjysmë punë, ka arritur në fazën e përzgjedhjes së SPAK-tdhe përcaktimin e kritereve për përzgjedhjen e Prokurorin e Përgjithshëm.
Hila: Ju ka frikë dikush që jeni në atë këshill?
Sheshi: Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk besoj se problemet janë në Këshill. Në formatin e tij më duket krejtësisht normal.
Hila: Zt. Sheshi a e pati të vështirë ju dhe familja juaj?
Sheshi: Sigurisht që është e vështirë. Aq më tepër, është një akuzë që nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë se do të mbrohesha. E kisha menduar se mund të sulmohen për shkak të punës që bëj, për shkak të së shkuarës së hetues edhe pse nuk kam pasur akuza në të kaluarën, duke parë që kur ua do interesi i rikthehen asaj që unë kam punuar. Këtë as që e kisha imagjinuar dhe as që mund ta imagjinojë një njeri normal që të marrë një akuzë që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit. Çfarë do lloj dokumentesh të ketë Sigurimi i Shtetit për sa kohë unë nuk kam bashkëpunuar, nuk kam dhënë pëlqimin, nuk kam komunikuar me asnjë punonjës të sigurimit të shtetit në periudhën që kam qenë në gjimnaz. Nuk e di si mund të quhet kjo.
Hila: A ka raste të Sigurimit të Shtetit që ka rekrutuar bashkëpunëtorë fiktiv?
Sheshi: Ka pasur raste. Punëtorët operativ në atë kohë, kemi dëgjuar se nuk kanë krijuar vetëm një bashkëpuëntorë, por edhe një rrjet fiktiv. Kjo ka ndodhur dhe këto ditë që ka dalë ky problem, shumë shokë të mij, kolegë dhe ish-kolegë më kanë thënë se ka të paktën 7 raste që i përkasin asaj periudhe të viteve 70-80 që punëtorë operativë janë dënuar edhe me vendime gjyqësore, pikërisht për këtë arsye. Ka pasur presion që të mbulohej me agjenturë një sektor i caktuar sidomos këto që ishin, jo me probleme me persona direkt, dhe shkruanin emrin. Këto kanë ndodhur dhe janë vendime gjyqësore të tilla, dhe ndodhte që edhe përjashtoheshe nga sigurimi në raste të tilla.
Hila: Nesër, nëse njëri nga këta agjentë fiktivë, ka nevojë për një vend pune ku kërkohet certifikimi i dosjes ai mund të bjerë pre e këtij abuzimi të dikurshëm apo jo?
Sheshi: Ajo është normale, nuk them dot. Unë nuk e di, këtë rast do ta thoja. Në rast se do të ishte emri i Bujar Ramiz Sheshi me gjeneralitetet e plota dhe i saktë atje, do ta mendoja këtë rast, dhe do të kërkoja që ai që e ka bërë këtë dokument në atë kohë të marrin kurajën dhe të thotë të vërtetën, sigurisht në institucionet përkatëse. Kanë kaluar 45 vite që atëherë, por besoj se këto 45 vite të ketë reflektuar në ndërgjegjen e tij të asaj kohe copë-copë por që sot edhe për moshën, edhe për faktin që nuk e ka më presionin e ligjit për tu dënuar, të ketë kurajën dhe të shkojë të thotë të vërtetën sido që të jetë. Disa Raste janë verifikuar edhe në komisionin e Bezhanës, dhe në gjithë këtë mesele ajo që mua më shqetëson është fakti që, pozicionin e punës që unë kam pasur, kam qenë drejtues i Prokurorisë së Tiranës në 1997 unë me patjetër duhet të kem qenë subjekt i komisionit Bezhani. Autoriteti i Dosjeve, sipas ligjit e ka të ndaluar të futet në verifikim, këta po kthejnë përgjigje që ky rast është i tillë. Këtë pjesë në përgjigje, Autoriteti i Dosjeve nuk e ka cekur fare, nuk del nëse e ka kërkuar ose se ka kërkuar fare .
Hila: Pra komisioni Bezhani nuk e ...
Sheshi: Komisioni nuk bënte këtë që bëjnë sot, procedura e aplikimit. Shikonin të gjithë funksionarët në funksionet që kishin, dhe i verifikonin. Dhe në dy raste që unë kam qenë drejtues, që duhet të isha subjekt i këtij komisioni, mesa di unë nuk kam dalë. Por po të kisha dalë, dhe të isha pjesë e kësaj, nuk do të vazhdoja karrierën. Është kjo pjesë dhe disa pjesë të tjera që më kanë detyruar mua që të bëj kallëzimin penal, për Autoritetin.
Hila: Do t’i kërkoni dëmshpërblim për dëm moral?
Sheshi; Pjesa që është shprehur duke bërë interpretim, për emrin që e thashë në fillim. Ligji i kërkon këtij autoriteti që të shprehet vetëm për rastet e bashkëpuëtorëve aktivë të Sigurimit të Shtetit. Dhe sipas ligjit, bashkëpunëtori quhet aktiv në raste se ai ka raportuar të dhëna për persona konkretë për atë grupim çështjes për të cilën shprehet amnistia e 1991. Pra jo çdo person që ka emrin në listë.
Hila: Pra, edhe sikur Bujar Rasim Shesha të ëkrkonte të shkonte në këtë vend mund të pranohej sepse nuk kishte qenë agjent aktiv, sipas ligjit.
Sheshi: Neni 28 pika 2, germa B e ligjit kërkon që ky informacion të jepet për bashkëpunëtorët aktivë të sigurimit. Dhe emri im, edhe pse nuk figuron, prapë rezulton tek lista e bashkëpunëtorëve, e ka neglizhuar pjesën e të qenit aktiv dhe pjesën e ndalimit ligjor që vetëm për raste kur të jetë aktivë duhet të shprehet dhe jo për të tjerat. Sikurse ka bërë që e ka anashkaluar që frymën e ligjit i cili buron nga konventat ndërkombëtare në tre nene ndalon dhënien e çdo lloj informacioni kur është nën moshën nën 18-vjeç. Dhe këta megjithëse e kanë ditur që ky subjekti Sheshaj, sikur kam qenë unë, ka qenë nën moshën 18-vjeç, përsëri këtë e nxjerrin si informacion.
Shkelja tjetër që është më haptas është fakti që një njërën pikë thuhet që Bujar Ramiz Sheshi ka qenë anëtarë i sigurimit sepse ka pasur dosjen si hetues i degës së Punëve të brendshme Fier. Ua tregova që në fillim që hetuesia nuk ka pasur lidhje me sigurimin e shtetit. Dosja e imja si hetues, ashtu si e të gjithë të tjerëve që kanë qenë deri në 83 kur hetuesia u shkëput nga Ministria e Brendshme ndodhen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, jo në sigurimin e shtetit.
Hila: Pra një ish-hetues nuk ka një penalizim?
Sheshi: Qartë, një oficer i policisë nuk mund ta kishte dosjen tek Sigurimi. Nuk mund të thuhet se një oficer i policisë ka qenë anëtarë i sigurimit, sikurse nuk mund të thuhet se një oficer i drejtorisë së kufirit ka qenë anëtar i sigurimit. Pra një hetues nuk ka qenë anëtar i sigurimit, dhe këto janë shkeljeje qe mua më çuan që kjo gjë duhet të ndiqet në rrugë ligjore. Dhe këtu ka pasur edhe një arsye tjetër, kur arrijnë të godasin një person si unë dhe kur përfshihet edhe institucioni në këtë gjë, duhet të reagojë dikush, sepse qytetari qenka krejt i ekspozuar. Sigurisht që qytetari nuk ka lidhje me autoritetin e dosjeve, por ka lidhje me institucione dhe autoritete të tjera.
Hila: Zoti Sheshi, ne këtë intervistë e dhamë me këtë qëllim, të zbulojmë të vërtetën, në qoftë se kjo e vërtetë është në krahun tuaj edhe ne do të jemi në krahun tuaj. Tani të dalim jashtë planit personal, një pyetje të fundit. Çfarë mendimi keni për reformën në drejtësi?
Sheshi: Unë mendoj që reforma të paktën në pjesët kryesore të saj e ka arritur qëllimin. Flas për pjesën e prokurorisë sepse deri tani ka arritur që të shkëpusë ndikimin e politikës mbi prokurorinë, sepse nuk e ka më kompetencë ekskluzive zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm, dhe më kryesorja që ëshët ëbrë shkëputja e prokurorëve dhe prokurorisë nga varësia e Prokurorit të Përgjithshëm. Çdo prokurorë është i pavarur, dhe kjo është një arritje shumë e madhe sepse në mënyrën se si ishte e organizuar prokuroria, që prokurori i Përgjithshëm zgjidhej nga politika, dhe gjithë sistemi i prokurorisë kishte varësi të plotë nga prokurori i Përgjithshëm, patjetër që e bënte shumë të kapshëm të gjithë institucionin e Prokurorisë edhe nga politika edhe nga krimi i organizuar.
Hila: Mos ndoshta politika po i seleksionon më përpara, dhe ju duke qënë i papërshtatshëm për politikën do që t’iu seleksionojë më përpara?
Sheshi: Unë jam pjesë e një institucioni të rëndësishëm të reformës, e cila bën këtë që thamë, bën varësinë e prokurorëve nga Prokurori i Përgjithshëm dhe zgjedhjen e tij nga politika. Tani çfarë synimesh ka politika, atë e di politika unë nuk e di, unë di që kam qenë gjithmonë korrekt me ligjin. Dhe nëse politika i ka dalë përballë ligjit, unë kam kryer detyrën time.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43