Flash News

KRYESORE

Flet djali i Petrit Zifles që u vra në Korfuz nga ekstremisti grek: Ambasada nuk na ka kontaktuar

Flet djali i Petrit Zifles që u vra në Korfuz nga ekstremisti grek:

Xhulio Zifle, djali i Petrit Zifles, personi i cili u vra në Korfuz nga një anëtarë i ‘Agimit të Artë’, ka treguar për emisionin ‘Dritare’ se si e ka marrë lajmin për vrasjen e babait.

“Kam komunikuar me familjen time rreth orës 10 atë ditë me mamin, motrën dhe mbesën, babai kishte dal për punë. Nuk komunikova dot.

Rreth orës 8-9 të darkës, dolën e kërkuan. Vajtën në polici dhe denoncuan rastin. Filloi kërkimet dhe policia. Dhe në mëngjes morëm lajmin”, tregoi djali i viktimës.

Ai ka treguar gjithashtu se i ati i tij nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe se jetonte prej vitesh në atë zonë. Djali i të ndjerit është shprehur gjithashtu se nuk është kontaktuar nga ana e ambasadës shqiptare në Greqi.

Të fundit