Flash News

KRYESORE

Flet djali i vogël i Azem Hajdarit: Si e shoh rolin e Rudinës në politikë dhe daljen e Kirit krah Bashës; kujtimi i veçantë nga babai

Flet djali i vogël i Azem Hajdarit: Si e shoh rolin e Rudinës në

Flet për herë të parë Azem Hajdari, djali i vogël i familjes së “pishtarit të demokracisë”.

Sot është 22 vjeç dhe lindi pak muaj pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Në një intervistë

për Abc News, ai flet për jetën, politikën, familjen dhe kujtimin për të atin të konsideruar si “pishtari i demokracisë”.

Teksa aktualisht ndjek studimet në degën Drejtësi, Bachelor, ai tregon nëse do të hyjë edhe ai në rrugën e politikës një ditë.

“Pasionin tim për të drejtën kam vendosur ta ndjek nëpërmjet angazhimit në jetën politike. Per mua një politikbërje e mirë forcon shtetin e së drejtës”, thotë Hajdari.

I pyetur nëse ka ndikuar fakti që mbani emrin e babait në ecurinë e jetës së tij, apo qoftë edhe në vendimet për të ardhmen, Azemi thotë: Unë nuk e kam njohur babain tim por në jetën time ai është shembulli, frymëzimi, motivuesi i madh shpirtëror dhe mbajtja me nder e emrit të tij është amaneti që më është lënë”.

I pyetur se ç’mendon për politikën dhe a do të jetë edhe ai një ditë pjesë e saj saj, 22-vjeçari shprehet se : Mendoj se politika në Shqipëri është ndër ditët e saj më të këqija pasi ndodhet në duart e disa njerëzve të shtirur, që veprojnë për interesa personale pa menduar për të mirën e popullit. Angazhimi dhe kontributi im në politikë është një çështje e lënë kohës së duhur për të cilën nuk e shoh të nevojshme një ftesë”.

Por cili është mendimi i tij për rolin e motrës, Rudina Hajdarit në politikë, sidomos pasi kundërshtoi PD e drejtuar nga Lulzim Basha për djegien e mandateve.

“Jam pro çdo qëndrimi idealist që nuk ndjek vendime rrufe të kryetarit të partisë, por interesin e sovranit. Djegia e mandatit nuk besoj se ishte zgjidhje e mirë dhe koha po e vërteton. Kritikat ndaj Rudinës i shoh të padrejta, pasi cdo çdokush mund të zgjedhë rrugën më të lehtë dhe të sigurojë karrierën politike duke ndjekur verbërisht vendimet e kryetarit te partisë, por vlera e vërtetë është të zgjedhësh rrugën më të vështirë dhe rrezikun për hir të demokracisë dhe mbarëvajtjes së shtetit”.

Ai komenton edhe faktin se motra dhe vëllai i tij Kiri u perfolen më herët se kanë shfaqur qëndrime të ndryshme, pasi Rudina Hajdari ka qenë kundër kryedemokratit Lulzim Basha për të dalë nga parlamenti, ndërsa Kirin u pa të shfaqet në disa prej protestave kombëtare që ka mbajtur opozita.

“Nuk do t’i quaja pole dhe aq më pak të kundërta pasi të dy qëndrojnë krah demokracisë”, thotë Azem Hajdari, i cili na tregon edhe kujtimin e veçantë që mban nga babai.

“Kam një unazë që i përkiste atij. Është një përgjegjësi shume e madhe por pavarësisht se nuk e kam njohur, familjar dhe të njohur vërejnë se ndajmë të njëjtin karakter dhe pasione. Për mua përmbushja e ëndrrës së tij është detyrimi më i madh i jetës sime”, thotë Azem Hajdari.

Të fundit