Flash News

KRYESORE

Flet drejtori i Shërbimit të Provës: Personat nën mbykqyrje elektronike tentojnë të heqin byzylykët

Flet drejtori i Shërbimit të Provës: Personat nën mbykqyrje

Pas skandalit me byzylykët elektronikë Drejtori i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa ka reaguar përmes një deklarate për mediat.

Qafa sqaroi pa dhënë shumë detaje se aktualisht është duke u ndjekur procesi dhe po kryhen proceduart.

Sipas Qafës aktualisht janë rreth 90 persona nën mbykqyrje elektronike të cilët sipas tij menjëherë pas lajmit për defekte të byzylykëve kanë tentuar t’i heqin ato.

“Nuk jam personi që duhet të shprehem për kontratën, shërbimi i provës po bën më të mirën për ta përmbushur me cilësi.  Në të gjitha rastet ky është një proces që është duke u zhvilluar. Jam i bindur se çdo hallkë burokratike  zgjat kohën e reagimit. Aktualisht janë 90 persona nën mbykqyrje elektronike. Gjatë ditës së djeshme kanë tentuar të heqin byzylykët pasi rasti nuk është trajtuar në mënyrën e duhur” tha Qafa.

 

Të fundit