Flash News

KRYESORE

Flet drejtori i spitalit Shkodër: Një tjetër i plagosur niset drejt Tiranës

Flet drejtori i spitalit Shkodër: Një tjetër i plagosur

Pas shpërthimit të fuqishëm në kompleksin turistik “Fishta" në Velipojë ku mbetën të plagosur 20 persona, mes të cilëve edhe pronari i lokalit Besnik Zejnuni, 55 vjeç,  një tjetër i plagosur është nisur drejt repartit të djegjeve në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë.

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Përparim Çela sqaroi se fillimisht drejt Tiranës është nisur Zejnuni dhe më pas një  tjetër i plagosur i cili ka marrë djegie të rënda si pasojë e zjarrit. 

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se dy prej të plagosurve, përkatësisht Hektor Zenunaj dhe Saida Spahija janë jashtë rrezikut për jetën.

“Një prej të plagosurve ka një shkallë të rëndë djegie. Ende nuk mund të japim detaje lidhur me gjendjen e të plagosurve pasi jemi në pritje të një raporti” tha Çela.

Të fundit