Flash News

KRYESORE

Flet 'e dashura e bosit të drogës': Në jetën reale shoqërohesha nga bodyguard-ë dhe shërbëtorë

Nertila Kapaj  njihet si “vajza e 500 trëndafilave”, dhurata që i bënte shpesh i dashuri i ndjerë Jetnis Dollapi, miku i shumë VIP-ave, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor. Nertila është modelja e cila u bë më shumë e njohur pas vdekjes tragjike të Dollapit dhe dedikimeve publike për të.

Ajo luan të dashurën e Arben Derhemit, bosit të drogës, në serialin televiziv “Ti mund të më quash Xhon”, si pjesë e një kasti të njohur aktorësh. Në këtë intervistë për “Panorama Plus”, Nertila tregon se nuk iu desh të aktronte si të tjerët, pasi në jetë i ka përjetuar këto situata realisht.

Pozicioni im ishte i tillë në film. Ndoshta, për të tjerë është e lehtë të aktrojnë, ndërsa Nertila i ka përjetuar këto situata realisht. Pjesa më e madhe e aktorëve dhe shikuesve i kanë parë shumë gjëra veç në filma, ndërsa unë në jetën reale shoqërohesha nga bodyguard-ë dhe shërbëtorë, pra, vetë jeta ime ka qenë një film”, është shprehur Nertila.

Sa për puthjet me Arben Derhemin, Nertila shprehet se ajo skenë ishte pak e vështirë, por ishte pjesë e rolit dhe iu desh ta luante me profesionalizëm.

Të fundit