Flash News

KRYESORE

Flet e ëma, motra dhe shoqja e Xhisiela Malokut: Çfarë dinim për raportin e saj me Rexhep Rrajen

Flet e ëma, motra dhe shoqja e Xhisiela Malokut: Çfarë dinim

Prokuroria e Fushë-Krujës ka marrë sot në pyetje nënën dhe motrën e Xhisiela Malokut, 25 vjeçares që ka kallëzuar për dhunë djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Ato do të pyeten për raportin që kishte Xhisiela me Rexhep Rrajën, si dhe për akuzat e familjares së tyre se është përndjekur, dhunuar dhe përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja.

Burime tregojnë për News 24 se nëna e Xhisielës mohon të ketë patur dijeni për problemet e të bijës. Të njëjtin qendrim ka mbajtur dhe shoqja e saj. Ndërsa e motra e Xhisielës ka pohuar për oficerët e policisë gjyqësore, se ishte në dijeni që Xhisiela kishte debate me të dashurin e saj, por vetëm në një rast ka patur zënkë mes tyre.

Të fundit