Flash News

KRYESORE

Flet efektivja Ina Nuka nga spitali: Situata agravoi! U përpoqa të shmang lëndën plasëse

24-vjeçarja Ina Nuka, efektivja e policisë e cila u plagos ditën e sotme nga një lëndë plasëse duke dëmtuar gishtat e dorës, ka dhënë një prononcim për Top Channel.

Nga spitali, Ina ka treguar se është përpjekur të shmangë lëndën plasëse me dorë dhe në atë moment është dëmtuar.

“Quhem Ina Nuka. Kam lindur në Peqin jam banues në Tiranë kam mbaruar studimet te sportet pastaj shkova në polici,. 1 vit e gjysmë kam punuar tek Komisariatin 3 dhe për 6 muaj punoj tek Drejtoria e Policisë.

Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, u shpreh 24-vjeçarja.

Kujtojmë që nga protesta e dotës së sotme para Parlamentit mbetën të plagosur 12 efektivë policie dhe 3 protestues, banorë të “Unazës së re” të cilët kanë marrë ndihmën në Spitalin e Traumës.

Të fundit