Flash News

KRYESORE

Flet i ati i Meghan Markle: Nuk e kam takuar kurrë princ Harryn, por fola në telefon

Flet i ati i Meghan Markle: Nuk e kam takuar kurrë princ Harryn, por fola

I ati i Meghan Markle ka folur në  raportin e tij me të bijën por edhe me partnerin e saj, princ Harry.

Për shkak të një sëmundje të rëndë shëndetësore, i ati nuk mundi të shoqëronte princeshën në ditën e saj më të rëndësishme, atë të dasmës.

Thomas Markle në një intervistë për një media britanike ka folur rreth dasmës dhe i përlotur tregoi se ndihej mjaft keq që nuk ishte dora e tij ajo që do të çonte të bijën drejt altarit. I pyetur rreth marrëdhënies me Princ Harryn ai habiti me përgjigjen duke treguar se nuk e ka takuar asnjëherë Princin dhe se ai ja ka kërkuar dorën e vajzës nëpërmjet telefonit.

“Harry më ka kërkuar dorën e vajzës time përmes telefonit” ka shpjeguar ai, “dhe unë i jam përgjigjur: ‘je kaq i mirë,por më premto që kurrë nuk do të ngresh dorë kundër vajzës sime’,- është shprehur Thomas Markle.

Të fundit