Flash News

KRYESORE

Flet inxhinierja Bozo: Dëmet nga tërmeti më shumë prej shkelje gjatë ndërtimit

Flet inxhinierja Bozo: Dëmet nga tërmeti më shumë prej

Inxhinierja e ndërtimit Prof. Dr. Luljeta Bozo ka theksuar se dëmet nga tërmeti janë shkaktuar më shumë nga shkeljet gjatë ndërtimeve ndër vite, apo duke mos respektuar rregullat bazë teknike.

E ftuar në A2CNN, Bozo u shpreh se pasojat erdhën më së shumti nga mungesa e studimit gjeologjik e sizmik, e deri tek supervizioni te godinat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Sigurisht që çdo tërmet që bie do të bëjë dëme, por jo dëme të asaj natyre që të bëjë kolaps objekti që t’i zërë brenda. Diçka nuk ka shkuar. Janë shumë shkelje që janë bërë gjatë gjithë procesit të ndërtimit. Projekti duhet të kontrollohet. Duhet të ketë një instancë që kontroll projektin dhe projekti duhet të jetë i plotë, jo me copa letrash. Duhet ndjekur rregulli që në çdo hap të zbatimit duhet të kontrollohet cilësia e materialit dhe mënyra se si është zbatuar projekti. Këtë e bën supervizori. Por kush e ka supervizorin?

Ata mund të ketë investitori. Atij i intereson, ai që nuk është serioz, ta kalojë shpejt e shpejt që të mbarojë objektin. Heq hekura, shkel në cilësinë e betonit. Këtu nuk janë zbatuar rregullat teknike, asnjë rregull teknik”, u shpreh inxhinierja.

Të fundit