Flash News

KRYESORE

Flet ish-drejtuesi që arrestoi për herë të parë Balilin: Policia veproi dje si polici private  

Flet ish-drejtuesi që arrestoi për herë të parë

Klement Balili u arrestua për herë të parë në vitin 2006 së bashku me dy punonjës të policisë në Komisariatin e Sarandës, gjatë një tentative për trafikimin e një sasie prej 750 kg kanabis drejt Greqisë.

Në një intervistë për Top Channel, ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Emri Vata, i cili në vitin 2006 drejtonte edhe operacionin ku Balili u arrestua, thotë se ky person ka anashkaluar institucionet e shtetit për më shumë se 2 vite.

Sipas tij, vetëdorëzimi njihet si praktikë policore, por vetëm në kushtet e flagrancës.

“Nuk ka as operacion, as vetëdorëzim, ka vetëm paraqitje. Në këtë rast, Policia e Shtetit ka bërë vetëm sigurimin fizik të personit, nga Delvina në Tiranë, si polici private”, tha Emri Vata, ish-drejtor policie.

Të fundit