Flash News

KRYESORE

Flet juristi për rastin e Kavajës: KQZ nuk ka specifikë kur tërhiqet kandidati

Flet juristi për rastin e Kavajës: KQZ nuk ka specifikë kur

Në lidhje telefonike në studion e lajmeve në Report Tv, Çlirim Gjata komentoi vendimin e kryeministrit Rama, ku gjatë deklaratës për shtyp i bëri thirrje kandidatëve të tërhiqeshin nga gara. Gjata deklaroi se nuk ka një specifike të veçantë në kodin e KQZ­së që parashikon shtyrjen e zgjedhjeve në një rast të tillë.

“Nuk është se parashikon diçka të veçantë, dhe në mënyrë specifike se çfarë bëhet, por fakti që u tërhoq PS dhe i kërkoi kandidatit të tërhiqet, mbi këtë që nuk mund të ketë zgjedhje në Bashkinë e Kavajës. Nuk është se ka një afat ligjor të dorëheqjes.

Është qëndrim politik përballë një krize. Nuk ka të bëjë me zgjidhje ligjore, problemi është politik dhe të ketë zgjidhje politike. Politikisht s mund të ketë zgjedhje vetëm po të ketë një kandidat që thotë nuk i bindem partisë. Pra nuk ka një specifike të veçantë. Pra përderisa nuk merr pjesë dhe pala tjetër nuk ka zgjidhje. Nëse kandidati tjetër nuk tërhiqet ai mund të zgjidhet kryetar i Bashkisë Kavajë”, tha Gjata.

Të fundit