Flash News

KRYESORE

Flet kreu KLP-së: Shumë krenar që punova me Sorosin; deputetja Kodheli nuk është kunata ime

Flet kreu KLP-së: Shumë krenar që punova me Sorosin; deputetja

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi pranon se në të kaluarën ka punuar për fondacionin 'Shoqëria e Hapur', i financuar nga George Soros dhe ndihet shumë krenar për këtë fakt.

Në media është shkruar se Ibrahimi është kunati i deputetes së PS, Mimi Kodheli, por ai e mohon kategorikisht këtë.

Ajo e para është shumë e vërtetë dhe jam shumë krenar. E dyta nuk është aspak e vërtetë. Është thjeshtë një ide që qarkullon me këmbëngulje, por që nuk është e vërtetë”, deklaroi ai për ‘Ora News’.

Ibrahimi shtoi se perzgjedhja e kandidaturave te SPAK-ut do te behet ne baze te disa kritereve dhe se antipatite apo simpatite per ndonjerin nga kandidatet nuk do te merren aspak ne konsiderate.

https://www.youtube.com/watch?v=d6eRwbk-fH0

Të fundit