Flash News

KRYESORE

Flet Majlinda Bregu: Nuk jam anti-Basha, nuk jam asnjë ditë kundër tij

Flet Majlinda Bregu: Nuk jam anti-Basha, nuk jam asnjë ditë

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu tha nga takimi i kritikëve të Lulzim Bashës së nuk është kundër tij. Bregu sqaroi se ndahet me Bashën në mënyrën se si e duan PD-në.

Bregu tha se humbja e 25 qershorit nuk është përgjegjësi vetëm e Bashës.

“Nuk jam anti-Basha. Unë dhe Basha jemi bashkuar PD-së në 2005. Unë skam qenë dhe nuk jam asnjë ditë kundër tij. Nuk e kam zgjedhur kryetar partie dhe nuk kam pse ta fsheh këtë.

Unë ndahem me të në mënyrën si e duam Partinë Demokratike. Nëse do ta kishim dashur PD njësoj nuk të ishim këtu sot. Pas 25 qershorit ai nuk është përgjegjës i vetëm për humbjen e PD dhe për rrugën pa krye ku ndodhet sot PD. Basha është pasqyrimi më spektakolar i problemit të PD” tha Bregu

 

Të fundit