Flash News

KRYESORE

Flet Meghan Markle: Pallati Mbretëror favorizonte Kate, nuk do t`i toleronin tabloidët për të

Princi Harry dhe Meghan Markle bën më dije javën e kalar se nuk do të merreshin më më tabloidët britanikë. Çifti i tërhequr nga çdo detyrë mbretërore i kanë dërguar letër tabloidëve si : Daily Mail, The Sun dhe Express duke iu bërë me dije se skuadra e tyre e PR-it, nuk do t`i përgjigjet më asnjë kërkese.

Madje kanë nënvijëzuar se nuk do të kenë më asnjë angazhim me ta. Kjo për shkak të abuzimit të madh dhe lajmeve keqadashëse që këto media kanë bërë në emrin e ish-Dukeshës së Susex.

Por pavarësisht kësaj, Daily Mail vazhdon dhe shkruan sërish për Meghan Markle. Tabloidi britanik shkruan se Meghan ka folur me miqtë e saj rreth marrëdhënies me mediat dhe qëndrimit indiferent të familjes mbretërore në këtë çështje.

Sipas Daily Mail, Meghan ka folur me miqtë se Kate Middleton do të ishte kritikuar nga shtypi vazhdimisht - siç është kritikuar vazhdimisht Meghan – familja mbretërore do të kishte marrë masa për ndryshimin e politikave të mediave dhe do t’i kishte shmangur tabloidët.

“Sipas Meghan-it, nëse në vendin e saj do të ishte Kate, askush nuk do ta kishte toleruar këtë gjë dhe ky sistem i vjetëruar do të ishte rishikuar. Burimet përgjegjëse për sulmet vicioze do të kishin mbajtur përgjegjësi,” – mësohet të ketë thënë një mikeshë e Meghan, sipas Daily Mail.

Të fundit