Flash News

KRYESORE

Flet ministrja Spiropali: Edi më befasoi, nuk isha aspak në dijeni të vendimit

Flet ministrja Spiropali: Edi më befasoi, nuk isha aspak në dijeni

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali është shprehur se nuk kishte dijeni për ndryshimet në qeveri dhe emërimin e saj si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Në emisionin “Java”, Spiropali sqaroi se kryeministri u konsultua me shumë persona për ndryshimet në qeveri, por emrat e ministrave të rinj i vendosi vetë.

“Nuk e dija as unë as persona të tjerë besoj. Mund të quhet një diskrecion i kryeministrit pasi është konsultuar me shumë, emrat i vendosi Rama. Kur ju më telefonuat unë isha në makinë duke shkuar në Asamble nuk e kisha këtë dijeni”, përfundoi ajo.

Të fundit