Flash News

KRYESORE

Flet mjekja nga Muriqani: I riu i prekur me Covid-19 nuk u kontrollua në pikën kufitare, Firence nuk ishte ‘zonë e kuqe’

Flet mjekja nga Muriqani: I riu i prekur me Covid-19 nuk u kontrollua në

I riu i parë i konfirmuar me Covid-19 nuk i’u nënshtrua kontrollit mjekësor në pikën kufitare të Muriqanit nga ku erdhi prej Firencës, në Itali.

Ndonëse ishte bartës i virusit, 28-vjeçari, i cili deri tani është konfirmuar se ka infektuar vetëm të atin, 54 vjeç, ka kaluar pa kontroll më 26 shkurt rreth orës 01.00 të natës, pasi qëndrimit prej janarit në Itali.

Mjekja Dhurata Hysi ka konfirmuar për mediat se shkak për moskontrollimin e tij në Muriqan është se në atë kohë, Firence nuk ishte në ‘zonën e kuqe’ të Italisë.

“Djali ka hyrë në orën një pa 20 të natës më 26 shkurt. Ai nuk është kontrolluar pasi Firence nuk ishte në atë kohë në zonën e kuqe të Italisë, po të doni kontrollojeni. Kemi patur prioritet personat që vinin nga zona të tjera si Veneto, Codogno, ose nga Kina, e Azia”, tha mjekja në Muriqan.

Të fundit