Flash News

KRYESORE

Flet mjekja obstetër-gjinekologe, Dr.Elvana Toska: Kujdesi që duhet të kenë gratë shtatzënë ndaj koronavirusit

Gratë shtatzëna përjetojnë ndryshime të shumta imunologjike dhe fiziologjike gjatë gjithë shtatzënisë së tyre dhe kjo i bën ato më të ndjeshme ndaj infeksioneve dhe viruseve, përfshirë COVID-19. Gratë shtatzëna, gjithashtu, mund të jenë të rrezikuara nga koronavirusi por mjekja obstetër-gjinekologe pranë Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldine”, Elvana Toska, në Tiranë ka bërë një reagim për të gjitha pacientet e saja pasi ne të Politiko e pyetëm se si po menaxhohet situata me gjendjen e panikut të grave shtatzëna.

Doktoreshë Elvana thekson se nuk ka evidenca të transmetimit të virusit nga nëna tek fetusi gjatë shtatzënisë apo të rritjes së incidences së abortit në tremujorin e parë dhe të dytë të saj. Sipas studimeve të kryera, asnjë fëmijë i lindur nga nëna të infektuara me COVID-19 nuk ka rezultuar i infektuar.

E ndërsa për masat që duhet të marrin gratë shtatzëna, Doktoresha thekson se janë të njëjta me pjesën tjetër të popullatës.

Reagimi i plotë në profilin e saj në Facebook:

Per te gjitha pacientet e mia shtatzena,familjaret e tyre dhe miqte e mi.

Pas nje dite te gjate pune dhe shume telefonatave me frike e pasiguri,ndjej qe duhet tu them:

Ndryshe nga mundesia per tu semurur nga gripi i zakonshem apo patologji te tjera,si pasoje e dobesimit te sistemit imunitar,ne rastin e COVID 19, grate shtatzena nuk bejne pjese ne grupin e popullates me risk te larte per tu infektuar dhe zhvilluar semundjen.

Deri tani nuk eshte raportuar asnje rast vdekje tek nenat shtatzena te infektuara me COVID 19.

Gjithashtu nuk ka evidenca te transmetimit te virusit nga nena tek fetusi gjate shtatzanise apo te rritjes se incidences se abortit ne tremujorin e pare dhe te dyte te saj.

Sipas studimeve te kryera, asnje femije i lindur nga nena te infektuara me COVID 19 nuk ka rezultuar i infektuar.

Kujdesi qe duhet te kene grate shtatzena dhe masat qe duhet te marrin jane te njejta me ato te popullates se pergjithshme.

Zbatoni me perpikmeri udhezimet e specialisteve dhe kolegeve infeksioniste!

Spitali dhe mjeket jane ne gadishmeri çdo dite per ju.

Jeta vazhdon dhe engjejt do na buzeqeshin njesoj.

Nuk ka vend per panik por per ndergjegjsim dhe pergjegjshmeri.

Te gjithe sebashku dhe me ndihmen e ZOTIT do ia dalim mbane!

P.s. Uroj t'ju perqaf nga afer, seshpejti!😉🤗

Të fundit