Flash News

KRYESORE

Flet nëna e 13 vjeçares së përdhunuar në Berat: Erdhi e shqetësuar në shtëpi, nuk fliste

Flet nëna e 13 vjeçares së përdhunuar në Berat: Erdhi

Nëna e 13 vjeçares e cila u përdhunua nga një 47 vjeçar në Berat, ka treguar momentin e dhimbshëm kur vajza e saj ishte kthyer në shtëpi.

Rajmonda Guri shprehet se e kanë denoncuar disa herë 47 vjeçari Aliosha Emini, pasi kishin parë te ai nja sjellje të dyshimtë.

E ëma e 13 vjeçares shprehet Emini ka tentuar ta trafikojë për prostitucion B.G dhe vajzën tjetër, 19 vjeçaren A.G. Dyshohet se Aliosha Emini ka probleme mendore.

“Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13 vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë, Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”- ka thënë Rajmonda Guri.

 

Të fundit