Flash News

KRYESORE

Flet nëna e 14-vjeçares që denoncoi mësuesin për ngacmim: Mu shemb bota kur pashë mesazhet

Flet nëna e 14-vjeçares që denoncoi mësuesin për

Pas denoncimit të mësuesi Hasan Martani, 64 vjeç  ka kryer veprime të turpshme me nxënësen 14-vjeçare ka reaguar nëna e saj.

Përmes një dëshmie për ‘Ballkanëeb’ nëna e 14-vjeçares ka dëshmuar se ka lexuar mesazhet në “Facebook” që mësuesi Hasan Martani i kishte dërguar vajzës. Ajo shprehet se pasi ka lexuar mesazhet ‘iu shemb bota’ pasi për mësuesin kishte patur respekt. Nëna e vajzës po ashtu nuk ka kërkuar vetëm shkarkim, por edhe dënimin e mësuesit.

“Vajza ime e denoncoi. Nuk ka pasur shqetësim nga mësuesit e tjerë. Edhe për këtë mësues kam pasur respekt se ishte autoritar. Jam befasuar kur i pashë me sytë e mi mesazhet në ‘Facebook’. M’u shemb bota. Vajza është ekselente. Si ngjarje kam një javë që e di. Dje dorëzova provat. Nuk duhet vetëm pezullimi por kërkoj të dënohet. Ai që dyshonim se ishte i rrezikshëm iku. Kam qenë e shqetësuar se vajza si tip ka qenë edhe e mbyllur dhe mbyllja shkoi edhe më tej.

Nëna shpjegon se nuk e ka sjellë çështjen në shkollë sepse donte që të merrej shteti dhe të mos kishte asnjë ndikim. Ajo deklaron se nuk donte vetëm shkarkimin por dënimin e mësuesit” ka thënë nëna e 14 vjeçares.

Të fundit