Flash News

KRYESORE

Flet nga burgu kunati i Çilit: Operacioni një show për t'i prishur imazhin Henrit, prokurori do rregullojë atë që bëri gabim

Flet nga burgu kunati i Çilit: Operacioni një show për t'i

Flet nga paraburgimi i Bënçës në Tepelenë, Gazmir Ajdini, njëherësh vëllai i bashkëjetueses së botuesit Henri Çili.

Kujtojmë se Çili doli një ditë më parë nga paraburgimi në Përmet me masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa në aksionin që arrestoi rreth 30 persona ishte edhe kunati i tij, Ajdini, i cili sot ka folur për ‘Report tv’.

Sipas tij, çdo gjë është fasadë për t’i prishur imazhin Henri Çilit dhe që sipas tij nuk ka lidhje me akuzat e ngritur ndaj tij.

"E gjithë kjo që ka bërë prokurori Asllan Bajrami është një fasadë për t'i prishur imazhin si Henri Cilit, si familjes time. Operacion ka qenë i pakuptim dhe dalin e bëjnë show me emrin e Henri Cilit. Henrin e njohin të gjithë, gjithë Shqipëria se kush është pa përjashtim. Kanë shfrytëzuar rastin dhe e kanë përmendur në çdo gjë të pakuptimtë dhe të kotë.

E dyta, nuk ka asnjë lloj përgjim të paligjshëm mes meje e Henrit. Çdo gjë është brenda ligjit. Ai ka një studio ligjore në Bllok dhe i lejohet të ndërmjetësojë çdo lloj drejtimi në lidhje avokatie dhe personit që ka probleme me ligjin, që ta ketë në funksion ligjor, brenda ligjit.

Henrit i kanë futur akuza që një zot i madh e di, edhe vetë prokurori po habitet me gjithë ato akuza që kanë bërë. E gjithë kjo ka një prapaskenë se ndryshe nuk ka kuptim e gjithë kjo gjë, për ti prishur imazhin Henrit”, tha Ajdini.

I pyetur se kush ka gisht në këtë mes që do t’i prishë imazhin botuesit, Ajdini thotë se çdo gjë është politike dhe se prokurori nuk e ndau dosjen.

“Ndoshta çdo gjë është politike, sepse politika kështu e ka, rri e rri e bën lojëra të tilla. Henri dhe vetë i ka pranuar përgjimet në gjyq, që i ka biseduar me mua, sepse kam studio ligjore për në shërbim të çështjeve. Henrin Cilin nuk ka lidhje me çfarë kanë nxjerre me armë e pisllëqe se të gjithë e njeh kush është, letrar, botues, s’ka lidhje në mënyrë kategorike.

Këtë muhabet e ka bërë prokurori Asllan Bajramaj nuk e di se pse, por do vijë dita që cdo gjë do shkojë në vendin e vet, edhe zoti Asllanaj do rregullojë çdo gjë që ka bërë gabim. Kjo është bërë për prishjen e imazhit të Henrit. Ne nuk kishim marrë dosjen akoma një herë. Ne ishim në diskutim e sipër, edhe përgjimet janë brenda ligjit.

Futën 30 veta brenda dhe bënë show për të prishur imazhin e Henrit. Se prokurori nuk e ndau çështjen , por i futi të gjithë bashkë”, tha Ajdini.

Të fundit