Flash News

KRYESORE

Flet oficeri i Policisë: Ja pse e ndalova Myslim Murrizin...sherrin e tij nuk e kuptova

Flet oficeri i Policisë: Ja pse e ndalova Myslim Murrizin...sherrin e tij

Agron Voga, oficer i Policisë Rrugore, flet për Politiko.al lidhur me incidentin e ndodhur dje me Myslim Murrizin. Ai thotë se nuk e njihte dejtuesin e mjetit, dhe se ndalimi u bë për shkak të një sinjalizimi nga eprori i turnit, lidhur me mungesën e rripit të sigurimit.

 

Pse e ndalove automjetin me drejtuesin e të cilit pate një incident? A kishe marrë sinjalizim nga shefi yt për ta ndaluar, siç thotë  ai, dhe për ç'arsye?

Po kam marrë një thirrje në radio nga eprori i turnit, i cili më sinjalizoi se po kalon mjeti me targë AA700IK dhe drejtuesi është pa rrip sigurimi.

A ishte drejtuesi në shkelje të rregullave të qarkullimit?

Në atë moment unë gjendesha te kryqëzimi tek rruga e Elbasanit. Domethenë mjetin e kisha afër dhe e konstatova dhe vetë drejtuesin pa rripin e sigurimit.

A e njihje personin që drejtonte mjetin?

I mota patentën dhe lejen e qarkullimit dhe i thashë që të hapte krahun në drejtimin që po shkonte. Kur shkova afër parlamentit u përballa me atë dhe me filmimin e atij. Nuk e njihja fare. Më vonë e mora vesh kush ishte. U bo gjithë ajo shamatë dhe sharje për një rrip sigurimi.

Të fundit