Flash News

KRYESORE

Flet pas incidentit kirurgu shkodran: Pacientes i kam blerë mjekime edhe nga xhepi im

Flet pas incidentit kirurgu shkodran: Pacientes i kam blerë mjekime edhe

Vetëm një ditë më parë mjeku Besmir Grizhja ka rënë pre e dhunës në Spitalin e Shkodrës, ku është goditur me grushta nga bashkëshorti i një pacienteje. 45-vjeçari ka pretenduar se mjeku  Grizhja nuk i ka shërbyer siç duhet gruas së tij, por kishte vendosur ta dërgonte drejt QSUT-së.

Sot Besmir Grizhja ka reaguar për herë të parë pas incidentit, duke sqaruar se pacienten e ka trajtuar sipas protokolleve më të mira, madje  duke i siguruar edhe medikamente privatisht meqë i duhej të merrte  mjekim për shumë kohë.

Reagimi i plotë:

“Kam patur një konflikt me një familjar të një paciente që e trajtojmë rregullisht. Bashkëshorti i saj ka pretendim se i zgjatet trajtimi ndërkohë qe ai ka kartelë psikiatrike! Për më tepër nuk ia merr mjekimin bashkëshortes. Pacienten e kam trajtuar sipas protokolleve më të mira, biles duke i siguruar edhe medikamente privatisht meqë kishte me marrë mjekim për shumë kohë dhe e kam ndihmuar sado pak! Për më tepër kjo paciente është e para që merr me rimbursim një ilaç të shtrenjtë shumë! Për më gjatë zyrtarisht do reagojë edhe spitali i Shkodrës. Falenderoj ata që më kanë mbeshtetur dhe jane solidarizuar me mua”.Shkodra News

Të fundit