Flash News

KRYESORE

Flet pas lirimit avokati i Edmond Begos: Arrestimi nga pala greke ishte i qëllimshëm

Flet pas lirimit avokati i Edmond Begos: Arrestimi nga pala greke ishte i

Avokati i Edmond Bego, Ardian Leka shprehet se arrestimi i klientit të tij biznesmen ishte një gabim i palës greke. Madje, ai shkon më tej duke shtuar se ky ‘gabim’ mund të jetë bërë i qëllimshëm.

Në një prononcim për ‘News 24’, Leka thotë se përgjigja nga Interpol Roma erdhi mbrëmë për palën greke dhe sqaron se për Edmond Begon nuk ka asnjë çështje të hapur që pas 2009-ës.

“Bego është liruar prej dy orëhs dhe është nisur në drejtim të Shqipërisë. Prokuroria e Apelit nxori urdhrin e lirimit sepse nga përgjigja e palës italiane, ai ska patur çështje të hapura pas 2009-ës”, u shpreh avokati, i cili thekon se arrestimi i tij në Igumenicë më 14 gusht ishte një gabim në sistem.

“Ai nuk ka qenë në kërkim pas 2009-ës, por ndalimi i tij ishte një gabim në sistemin grek me pretekstin se Bego kishte ende emrin si i kërkuar në sistem. Mendoj se ky është edhe i qëllimshëm, por është vetëm mendimi im. Gjithsesi, ne pas një jave do nisim procedurat e animimit”, tha avokati.

Të fundit