Flash News

KRYESORE

Flet pas shkarkimit ish-prefekti i Shkodrës: Ky është motivacioni që m'u komunikua nga kryeministria

Flet pas shkarkimit ish-prefekti i Shkodrës: Ky është motivacioni

Ka dalë para medias, Çesk Millja, pas shkarkimit nga posti i prefektit të qarkut të Shkodrës nga Këshilli i Ministrave, një vendim i komunikuar të shtunën nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, lidhur me situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.

Millja tha se është shkarkuar vetëm me motivacionin “Lirohesh nga detyra”.

“Jam sot këtu për të zbatuar detyrimin ligjor, në kuadër të zbatimit të detyrës dhe meqë më dolët para nuk mund t’ju anashkaloj juve sepse kam bashkëpunuar gjatë dy vitevenë Shkodër. Duke ju falenderuar edhe ju, sot nuk është ditë konferencash por pune për të rritur gjithnjë e më shumë masat për parandalimin ndaj një fenomenit të vështirë që po kalon vendi.

Do thoja që themelore është të marrim masa e punojmë të gjithë së bashku për të realizuar një mision për të ruajtur jetën e secilit prej nesh. Isha këtu jo vetëm për të dorëzuar detyrën, por edhe për të falenderuar kolegët e mi që kanë realizuar gjatë kësaj epidemie anktet normative.

Ndaj në këtë aspekt nuk kam shumë komente, por të shohim para dhe jo në të kaluarën.

“Lirohesh nga detyra”, ky ka qenë motivacioni që më është komunikuar nga kryeministrisë”, tha Millja.

I pyetur nëse e konsideron të padrejtë këtë vendim, ish prefekti nuk ka preferuar të komentojë më tej.

Të fundit