Flash News

KRYESORE

Flet pasardhësi i Hasan Prishtinës: Kemi të njëjtën origjinë me Sali Berishën, Ahtifete Jahjagën dhe Ramiz Aliajn

Flet Mehmet Prishtina, pasardhësi i Hasan Prishtinës, ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit, ministër i Telegrafëve në qeverinë e Turhan Pashës, deputet në parlamentin shqiptar.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roalnd Qafoku, ai tregon se më shumë mbi prejardhjen dhe historinë e trungut të tij familjar. Madje, ai konfirmon se nga e njëjta zonë rrjedh edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidentin Ramiz Alia dhe ish-presidentja Ahtifete Jahjaga.

Pjesë nga deklarata e Mehmet Prishtinës:

Hasan Prishtina ishte djali i xhaxhit të gjyshit tim. Unë që në 9 vjeç dhe familja ime kemi emigruar në Gjermani shumë herët dhe që i vogël jam rritur me tregimet që më bënte im atë për Hasan Prishtinën. Im atë dhe xhaxhi im u vranë në luftë më 5 prill 1999 kundër serbëve dhe dy javë përpara se të vritej im atë më la një amanet sipas të cilit e gjitha jeta ime duhet të vihej  në dispozicion të ndriçimit të figurës së Hasan Prishtinës.

Hasani kishte 3 mbiemra Prishtina, Berisha dhe Polaci. Në vitin 1908 pas mexhlisit osman ai mori mbiemrin Prishtina. Më parë kishte mbiemrin Berisha dhe më parë akoma Hasan Polaci me emrin e lagjes së familjes në Vuçiternë. Zoti Qafoku, unë e konfirmoj atë që në emisionin tuaj e ka thënë Sali Berisha që ai, Ahtifete Jahjaga dhe Hasan Prishtina kanë qenë me prejardhje jo vetëm nga një zonë por që të tre janë Berishë. Ata kanë qenë nën trungun familjar të mbiemrit dhe fisit Berisha. Kjo është thënë shpesh në familjen tonë. Madje nga kjo zonë ka qenë me orgjinë edhe Ramiz Alia, por ai nuk ka qenë Berishë. Në këtë që ka thënë Sali Berisha është shumë e vërtetë. Zona është Mërturi dhe Hasani, Saliu dhe Ahtieftja rrjedhin nga ky trung. Ata janë Berishë. Hasani birësoi një vajzë me ermin Sadaka dhe një djalë. Rexhep Dervina  është djali i Musli Dervinës . Musli Dervina ka qenë i birësuar si në rastin e Sadakasë e cila ka 5 pasardhës , dy djem dhe tre vajza . Jetojnë të gjithë në Tiranë , kam lidhje miqësore me ta nga familja Kastrati. Në 2014 kur presidenti Nishani dekoroi figurën e Hasan Prishtinës anë qenë të ftuar. Rexep Dervina jeton në Kanada dhe ka qenë djali i Musli Dervinës,  djalit që Hasani ka birësuar. Rexhepi me familjen e tij  kanë trashëguar pasurinë e Hasan Prishtinës.  Kam komunikim me të gjithë.

Të fundit