Flash News

KRYESORE

Flet pedagogu i studentes së vrarë: U vra nga duart e maskilizmit shqiptar, “po s’të pata unë s’do të ketë askush"

Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin ku një i riu Aldison Beluli 23 vjeç, student i infermierisë, ka qëlluar me armë zjarri studenten e drejtësisë  Ariela Murai, dhe më pas ka qëlluar në drejtim të vetes.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe pedagogu i njohur i fakultetit të drejtësisë, Erlis Hereni i cili ka shprehur keqardhje për studenten e tij.

Hereni shprehet se Ariala humbi jetën nga duart e simbolit karakteristik të maskilizmit shqiptar: “po s’të pata unë, nuk do të ketë askush”.

Ja çfarë shkruan pedagogu Erlis Hereni:

Menxyre…

5 plumba rane mbi trupin e Arieles, studentes ne vitin e trete te Fakultetit te Drejtesise!

Ajo humbi jeten nga Arme pa Leje, ne duart e simbolit karakteristik te maskilizmit shqiptar: “Po ste pata une, nuk do te te kete askush!” ?♂

Qofsh e parajses Ariela, gjithmone e drejtesise! Zoti u dhente kuraje familjes, dashamireve e shokeve te tu; vecanerisht atyre te Fakultetit, te cilet kane detyrimin qe te behen me te mire e me te zote, e te punojne fort qe menxyra qe te ndodhi ty te mos i ndodhe me askujt!

U prehsh ne Paqe…

Të fundit