Flash News

KRYESORE

Flet për herë të parë Albert Veliu: Në audio është zëri i Agron Xhafajt; po më bëjnë presion për të ndryshuar dëshminë

Flet për herë të parë Albert Veliu: Në audio

Albert Veliu, i njohur ndryshe si Babalja, thekson i bindur se zëri në audio-përgjimin të realizuar prej tij është i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një intervistë për emisionin ‘Open’, në Top Channel, Veliu deklaroi nga Kosova se persona të ndryshëm, të dërguar nga qeveria shqiptare, po i bëjnë presion të vazhdueshëm për të tërhequr nga dëshmia e tij dhe të akuzohet vetëm për shpifje.

“Ai është 100% zëri i Agronit”, thotë Veliu, “po më bëjnë presion për t’u tërhequr dhe të them që është shpifje”.

Veliu thotë se i kanë premtuar gjithashtu largimin e djalit nga Kosova drejt një vendi të BE-së nëse ai tërhiqet nga akuzat për vëllain e ministrit të Brendshëm.

Sa i përket akuzës për ‘shkelje të paligjshme të kufirit’, Albert Veli deklaron se kufirin me Kosovën e ka kaluar nëpërmjet doganës.

“Kufirin e kam kaluar mes doganës në këmbë dhe nuk më ndaloi askush. Hapini kamerat, kam qenë bashkë me djalin. Kam kaluar rregullisht në doganë dhe jo maleve”,thotë ai.

Albert Veliu ka realizuar disa muaj më parë një audio-përgjim ku pretendon se bisedon me vëllain e ministrit për trafikimin e një sasie kanabisi drejt Italisë.

Të fundit