Flash News

KRYESORE

Flet për herë të parë shoku i Marvit: Celulari dhe karikuesi ishin të miat; iku si trim

Flet për herë të parë shoku i Marvit: Celulari dhe karikuesi

Armand Haxhiu është shoku i Marvi Mihalit, 22 vjeçari që u vra në mënyrë barbare pak ditë më parë në Tiranë. Ai ka thënë për ‘Newsbomb’ se është i tronditur nga çka ka ndodhur, ndërsa sqaron se Marvi nuk kishte konflikt me askënd, pasi nuk ishte njeri i tillë.

Ai thekson se celulari dhe karikuesi ishin të tijat dhe jo të Marvit, ndërsa apelon të mos spekulohet më me këtë ngjarje.

"Pas traumës dhe goditjes së madhe për humbjen e shokut yëllait, mikut tim të shtrejtë Marvit na shtojnë dhimbjen e shpirtit spekulimet e mediave në lidhje me ngjarjen. Ai nuk kishte konflikt me asnjë më parë sepse nuk ishte njeri i konflikteve. Marvi nuk vdiq për një celular apo një karikues që nuk ishin as të tij. Celulari dhe karikuesi ishin të miat. Më vjen keq që shoqeria shqiptare i jep më tepër rëndësi përkatësisë së një celulari sesa jetës së një të riu. Ti ike si trim Marv, e tani ti je një engjëll në qiell. Ju lutem çdo media mos e keqinterpretoni ngjarjen, mos e përbaltni figurën e tij. Ai ishte një djalë i rrallë me vyrtyte. Marv me ikjen tënde iku dhe një pjesë e madhe e zemrës time me ty. Lutem çdo ditë që shpirti yt të gjejë prehje pranë Zotit dhe tiu lehtësohet dhimbja prindërve dhe të afërmeve të tu. Pushofsh në paqe mbreti im", ka deklaruar Armand Haxhiu.

Të fundit