Flash News

KRYESORE

Flet piloti i helikopterit që u rrëzua në Korçë: Pësoi defekt në ajër

Flet piloti i helikopterit që u rrëzua në Korçë:

Altin Lama ishte piloti i helikopterit "Shega-Air" që bëri ulje të detyruar sot pranë Unazës së Korçës.

Në një prononcim për Report Tv, Lama tha se mjeti pësoi defekt teknik në ajër dhe ulja pranë lulishtes në Korçë ishte e detyrueshme. Sipas tij, nga incidenti nuk ka të lënduar, përveç dëmeve të mjetit.

“Helikopteri ka bërë ulje të detyruar në Korçë. Shkaqet e kësaj ulje janë teknike. Nuk ka dëme në njerëz, ka dëmtime të lehta mjeti”, shprehet piloti.

Piloti Altin Lama ka mbajtur detyra të rëndësishme në Forcën Ajrore. Ai ka qenë Shef i Sigurisë së Bazës Ajrore të Farkës, detyrë nga e cila është shkarkuar dy vite më parë me vendim të ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Lama u shkarkua pasi ditën e tragjedisë në Liqenin e Shkodrës, ku pas rrëzimit të helikopterit të FA (EC 145) humbën jetën dy pilotët Donald Hoxha dhe Florian Delia, nuk ndodhej në detyrë, por po pilotonte një helikopter të një kompanie private, të të njëjtës, "Shega Air"./shqiptarja.com

Të fundit