Flet shoqja e Blerta Josifit: 10 ditë para mbrëmjes së maturës humbi të atin, ç’kujtoj nga takimi ynë i fundit

Shoqja e Blerta Josifit

“Blerta Josifi ishte një vajzë pozitive, me shumë energji dhe mjaft e zonja në shkollë”. Kështu e kujton shoqja e saj e shkollës, Etleva Kreci, aktualisht punonjëse në bashkinë e Përmetit, teksa komenton për ngjarjen e ndodhur në Kombinat, me zanafillë që në fillim të 2019-ës, kohë kur Anisa ndërroi jetë dhe u mbajt për 15 muaj e vdekur në banesë.

“Për mua ishte një ngjarje shokuese. Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë që ka ndodhur. Ishte shumë e rëndë e vazhdon të jetë.

Kam qenë për 8 vite shoqe në shkollë me Blertën. Në shkollë ishte një bankë përpara meje. Ishet nxenese e mire.

Ajo mundohej të ndihmonte nënën kur punonte në tregun e lirë këtu në Përmet. Mund të kujtoj një episod që 10 ditë para mbrëmjes së maturës, dy motrat humbën babain, por kishin mbështetje shumë të fortë nga tezja dhe daja i tyre”, shprehet Etleva, për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘news 24’, teksa kujton edhe takimin e tyre të fundit 6 vjet më parë në Përmet.

“Takimi im i fundit me Blertën ishte 6 vite më parë. Pimë një kafe me të dhe Anisën. Ajo më tregonte se ishte sistemuar në Tiranë, punonte në një kompani celulare si inxhiniere, ishin vazja me energji pozitive, e mund të them se secili prind do donte fëmijë si ato të dyja. Sa i përket besimit që frekuentonte nuk i diskutonte fare me mua, nuk ishin temë e jona e bisedave”, tregon mikesha e Blerta Josifit.