Flash News

KRYESORE

Flet trajneri Nica pas ndeshjes me Partizanin: Kjo është arsyeja se përse fitoi Laçi

Flet trajneri Nica pas ndeshjes me Partizanin: Kjo është arsyeja se

Pas ndeshjes me Partizanin ka folur trajneri i Laçit, Nica, i cili zbuloi dhe sekretin e fitores  së skuadrës së tij. ”Po të luftosh dhe punosh, fitorja vjen gjithmonë”, u shpreh ndër të tjera ai për “Supersport”.

Trajneri tha për gazetarët se djemtë luajtën mirë, megjithatë kanë vend për përmirësim.

“Sigurisht që po të djersisësh , të punosh normal që do ja dalësh. Djemtë janë stërvitur seriozisht, kualitetet s’po vijnë tamam se po vuajnë nga dëmtimet, ka lojtarë që s’janë në formën optimale. Djemtë punuan mirë luajtën mirë taktikisht dhe morën rezultat. Sigurisht unë nuk kam punuar për mbijetesë, mentaliteti im është të bëjmë një skuadër agresive dhe që luan mirë, teknike dhe taktike. Koncepti i skuadrës sonë është të jetë agresive dhe ti përgjignjet kundërsulmeve, asnjëherë nuk kënaqesh me lojën , në të ardhmen do t’a përforcojmë, do ta saktësojmë këtë teori tonën. Absolutisht që kush punon më shumë dhe kush ia bënë yzmetin lojës ai do të luajë, siç nuk e kemi ne vendin e sigurt në stol as lojtarët se kanë të sigurtë” , përfundoi trajneri i Laçit.

Të fundit