Flash News

KRYESORE

Flet vëllai i Xhafer Matës: Ai e donte shumë, vajza e tradhëtoi

Flet vëllai i Xhafer Matës: Ai e donte shumë, vajza e

Vëllai i Xhafer Matës i cili ditën e djeshme qëlloi me dy plumba vajzën që dashuronte dhe pastaj veten, ka rrëfyer disa detaje rreth lidhjes së 31 vjeçarit dhe 19 vjeçares Xhuljeta Çunit.

Në një reagim për “Gazeta Shqiptare”, vëllai i autorit tregon me dhimbje se ngjarja e rëndë ishte ende e pabesueshme për të.

“Nuk e shpjegoj dot pse arriti deri në këtë pikë. E dija që e donte shumë vajzën. Nga dashuria madhe iu errën sytë. Braktisi gruan për vajzën që donte, dhe e reja e tradhtoi. Ende nuk e besoj që gjërat shkuan kështu. La jetim fëmijën 1 vjeç, – shpreh për ‘GSH’ vëllai i Xhafer Matës.

I pyetur se çdo të ndodhë me djalin e mitur ai u shpreh me lot në sy se fëmijën do ta rriste familja e Xhaferit.

“Djali jeton me ne, kur u divorcua më gruan, fëmijën e mbajti Xhaferri. Ish-gruaja u kthye te njerëzit e vet, dhe djalin ia la vëllait. Fëmijën do ta rrisim ne”,-u shpreh me dhimbje vëllai i 31-vjeçarit.

Një i afërm, i cili ndodhej në banesën e autorit tregon për të shkuarën e Xhaferit. “U divorcua në dhjetor nga gruaja, mësuam se kishte një lidhje dashurie me 19-vjeçaren. Jemi të pushtuar nga dhimbja me tragjedinë që ndodhi, akoma nuk mund ta besojmë. Ishim në dijeni që Xhaferri e donte vajzën. Ishte shumë i qetë, punëtor dhe aspak problematik. Nuk e shpjegojmë dot këtë që ndodhi”,-u shpreh një i afërm i Xhaferit.

Banorë të lagjes ku banonte i riu, të tronditur nga lajmi e përshkruajnë 31-vjeçarin si djalë pa probleme dhe person që nuk përfshihej në konflikte.

Të fundit