Flash News

KRYESORE

Flet Xhensila: Kush m’i paguan veshjet luksoze. S’do i harroj kurrë fjalët e Besit

Flet Xhensila: Kush m’i paguan veshjet luksoze. S’do i harroj

Këngëtarja Xhenisla Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku janë një çift jetet i suksesshëm dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, por jo vetëm.

Xhensila, e ftuar në, “Why Not” përballë Roza Latiti ka folur për ‘zërat’ që veshjet ia paguan bashkëshorti, si dhe për  fjalët e Besit në fillim të lidhjes së tyre.

 “Do isha mosmirënjohëse dhe e pavërtetë nëse do thoja se Besi nuk ka qenë një ndihmë e madhe për mua. Mirëpo që në fillim më ka thënë një shprehje që nuk do e harroj kurrë: Xhensila, unë ty do të të ndihmoj, do të të jap një dorë! Në radhë të parë si shok, pastaj si partner që nesër të kesh diçka tënden dhe të mos i shtrish dorën askujt. Dhe unë jam këtu sot, punoj, kam koncertet e mia dhe çdo klip, çdo këngë, çdo veshje që shikoni janë shpenzim i imi. 

Patjetër që kam dhe dhuratat nga partneri por më besoni që punoj fort për të patur gjërat e mia. Është shumë e rëndësishme të kesh një mbështetës shpirtëror pastaj material, sepse më pas do e quaja sponsor,” – tregoi ajo.

Xhensila është shpehur e lumtur që ka në krah një partner si Besi, i cili njihet për zemërgjerësi, jo vetëm me të por me të gjithë. 

 

Të fundit