Flash News

KRYESORE

Flitet për atmosferë krize, por Milan është gati të blejë Higuain nga Juventus

Flitet për atmosferë krize, por Milan është gati të

Edhe pse të gjithë po presin përgjigjen nga CAS nëse Milani do të luajë apo jo në Europë, kuqëzinjtë kanë menduar të marrin në ekip lojtarin Gonzalo Higuain.

Sipas “Sky”, Higuain është thuajse i larguar nga Juve, e cila vështirë se mund t’i ofrojë një vend titullari pas ardhjes së  Ronaldos tek bardhezinjtë, e gjithashtu i nevojitet që të balancojë financat.

Të parët që po e kërkonin lojtarin për ta marrë në ekip ishte Chelsea i Sarrit.

Një tjetër alternativë për kuqezinjtë është edhe sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, i cili duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të bluve të Londrës, Maurizio Sarri.

Të fundit