Flash News

KRYESORE

Flitet për shkarkimin e tij, Manchester United: Nuk ka vend për Zidane, kemi Mourinho-n

Flitet për shkarkimin e tij, Manchester United: Nuk ka vend për

Pakënaqësitë e tij nga merkatoja, problemet me Pogba dhe së fundmi edhe humbja kundër Brighton në javën e dytë të “Premier League”,  bëri që thërriteshin edhe më shumë zërat për shkarkimin e Mourinhos nga  Manchester United.

Prej kohësh është përfolur se vendin e tij mund ta marrë Zinedine Zidane, por raportimet e e fundit mbeten vetëm fjalë pasi ka qenë vet klubi i cili ka qartësuar gjithçka në lidhje me këtë çështje.

Burime pranë ekipit janë shprehur për  “BBC Sport” se nuk ka pozicion të lirë pune dhe rrjedhimisht nuk kanë pse diskutojnë për Zidane kur kemi Mourinhon.

Kujtojmë se  nga momenti që u mësua se Manchester United nuk do afronte lojtarë të tjerë në merkato përveç Fred dha Dalot, marrëdhëniet mes Mourinhos dhe klubit kanë qenë të përkeqësuara. Tani, me sa duket palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe janë gati të përballojnë problemet e shumta që sezoni i gjatë do t’ju sjellë.

Të fundit